Arrestohen në flagrancë 3 shtetas dhe procedohet penalisht një tjetër në Durrës.
Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës u arrestua shtetasi Petrit Sulejmani, 52 vjeç, banues në Durrës, pasi ka ofenduar dhe kanosur në mënyrë të përsëritur kunatën e tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë arrestuan në flagrancë për veprat penale “Kanosja për të mos kallëzuar” dhe “Dëmtime të tjera me dashje”, shtetasin Erald Kani, 21 vjeç, banues në Krujë, pasi ka kanosur dhe ka goditur shtetasin A. B., 58 vjeç, banues në Krujë, që të mos bënte kallëzim ndaj tij në Polici, për vjedhjen e një kafshë shtëpiake.
Shërbimet e Stacionit të Policisë Plazh, menjëherë pas marrjes së informacionit se në lagjen nr. 13, Plazh, Durrës, shtetasi Lori Byberi, pas një konflikti për motive të dobëta, po kanoste me armë zjarri shtetasin R. H., menjëherë kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë bërë kapur shtetasin Lori Byberi.
Pas veprimeve hetimore rezultoi se arma ishte sportive. Në vijim të procedurave, shtetasi Lori Byberi, 34 vjeç, banues në Kavajë (i dënuar në vitin 2019, për armëmbajtje pa leje, dhe me precedent të mëparshëm kriminal në fushën e narkotikëve) u procedua penalisht për veprat penale “Kanosja” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin EraldoTrushku, 20 vjeç, banues në Durrës, pasi u konstatua duke drejtuar pa leje drejtimi një motomjet pa targa.