Policia e Durrësit ka arrestuar 3 persona dhe ka proceduar penalisht një tjetër për vepra të ndryshme penale.

Mësohet se në pranga kanë rënë shtetasit me inicialet e mëposhtme:

R. M., 20 vjeç, banues në Durrës, pasi gjatë një kontrrolli fizik në lagjen Nr.12, Durrës, u kap me një send armë të ftohtë (thikë).

A. Ç., 31 vjeç, banues në Fushë Krujë, pasi duke drejtuar mjetin tip “Audi” në gjendje të dehur, është përplasur me mjetin tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin P. Ç., si pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit P. Ç., 68 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe ka gjetur vdekjen bashkëshortja e tij, shtetësja Xh. Ç., 67 vjeç.

F. M., 18 vjeç, banues në Durrës, pasi u kap duke drejtuar mjetin e tij pa leje drejtimi.

Gjithashtu u proceduar penalisht shtetasi me iniciale M. S., 46 vjeç, banues në Armathë, Durrës, pasi në fshatin Armathë, është kapur duke transportuar me mjet, në mënyrë të paligjshme, lëndë drusore.

Materialet kaluan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.