Përfundojnë në prangat e policisë së Durrësit 3 persona të shpallur në kërkim për veprat penale “Vjedhja me dhunë”, “Vjedhja” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, ndaluan shtetasit:

K. R., 26 vjeç, banues në Jubë, Durrës, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, pasi më datë 08.02.2021, në bashkëpunim me shtetasit H. Q., 21 vjeç, M. K., 27 vjeç, B. S., 23 vjeç dhe M. B., 17 vjeç (të arrestuar), pasi kanë dhunuar rojen e një subjekti privat, janë futur në ambientet e brendshme dhe kanë vjedhur një shumë lekësh dhe një fugon tip “Benz”;

A. N., 22 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Vjedhja”, pasi më datë 07.01.2021, në bashkëpunim me shtetasin K. M., 18 vjeç, (i arrestuar nga Policia), në periudha të ndryshme kohore dyshohet se kanë vjedhur në banesat e shtetasve A. M., A. V., Xh. Ç., K. A., M. S., N. K., orendi të ndryshme shtëpiake.

A. G., 34 vjeç, banues në Durrës, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Durrës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.