Efektivët e Policisë së Shtetit, në Qarkun e Durrësit, kanë arrestuar tre shtetas të shpallur në kërkim për kryerjen e veprave të ndryshme penale. Sipas njoftimit zyrtar, në Durrës janë arrestuar shtetasit A. H., 29 vjeç, dhe E. H., 25 vjeç, që të dy banues në Durrës, pasi, vitin e kaluar, ishin dënuar me 4 muaj burg për veprën penale të plagosjes së lehtë, e në bashkëpunim.

Ndërkohë, në Krujë është arrestuar shtetasi M. Ç., 24 vjeç, banues në Krujë, pasi ndaj tij ishte caktuar masa e arrest me burg për veprën penale të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.