DURRES, 24 prill 2013– Ditën e djeshme rreth orës 14.00, policia e Durrësit ka arrestuar në flagrancë i shtetasin Olsen Kastrati, 18 vjeç, banues në Durrës.
Arrestimi i 18 vjeçarit u bë pasi Gjykata Rrethit Gjyqësor Durrës, me vendim të datës 10.04.2013, ka caktuar ndaj këtij shtetasi masën e sigurisë ”Arrest në Burg”.
Ky shtetas me datë 26.10.2012, rreth orës 20.00, së bashku edhe me persona të tjerë, pas një konflikti për motive të dobëta kanë qëlluar me shkop e mjet të mprehtë shtetasin F.K.. Ngjarja ka ndodhur në një restorant në lagjen 13 Plazh.
Gjatë këtij konflikti ka marrë dëmtime të lehta dhe shtetasi J.Sh., i përfshirë rastësisht në ngjarje.
Shërbimet policore të Durrësit pas identifikimit dhe kontrolleve të kryera, kanë bërë menjëherë shpalljen në kërkim të shtetasit Olsen Kastrati.
Mbi 18 vjeçarin rëndon akuza e kryerjes së veprave penale “Plagosje e rëndë me dashje” dhe “Plagosje e lehtë me dashje”.
Materialet proceduriale lidhur me këtë rast iu përcollën për ndjekje Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Durrës.





