SHIJAK, 27 shkurt 2013– Komisariati i Policisë Shijak, paraditen e sotme, në ndjekje të të dhënave policore lokalizoi dhe kreu kapjen përgjatë një operacioni të organizuar të  personit të kërkuar Redi Norja, 19 vjec, banues në fshatin Kenetë të Komunës Gjepalaj.

Redi Norja është shtetas me precedentë të mëparshëm penalë në drejtim të mbajtjes pa leje të armëve të zjarrit dhe kanosjes.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim me datë  6 shkurt 2013 nga ana e Komisariatit të Policisë Durrës, si autor i dyshuar për veprën penale të vjedhjes në bashkëpunim.

Kapja e tij u bë e mundur në rrethinat e fshatit Kenetë .

Veprimet e mëtejshme proceduriale të rastit do të kryhen nga Komisariati i Policisë Durrës.