Policia e Durrësit ka arrestuar një 20-vjeçar dhe ka nisur procedimin penal në gjendje të lirë për 5 të tjerë, pasi në lokalin ku ata po qëndronin, u gjet kanabis sativa.
I arrestuari është Greit Çollaku, 20 vjeç, banues në Durrës, ndërsa 5 personat e tjerë, të gjithë me banim në Durrës, janë:
•K.U. 22 vjeç,
•E.L. 22 vjeç,
•S.Zh. 22 vjeç,
•A.M. 24 vjeç,
•Ç.B. 51 vjeç.
Burimet policore bëjnë me dije se gjatë një kontrolli të ushtruar në lokalin që është në pronësi të 51-vjeçarit Ç.B., Greit Çollakut iu gjetën rreth 10 gramë kanabis. Menjëherë të riut iu vunë prangat, ndërsa ndaj 4 shokëve të tij së bashku me pronarin e lokalit nisi procedimi penal.
20-vjeçari së bashku me 4 shokët akuzohen për “Prodhim dhe shitje të narkotikëve”, ndërsa ndaj 51-vjeçarit rëndon akuza e “Përshtatjes së lokalit për përdorim droge”.