DURRËS, 20 maj 2013– Ditën e shtunë me datë 18.05.2013 nga sherbimet e Stacionit të Policisë Plazh është bërë e mundur, për llogari të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Tiranë kapja dhe arrestimi i personit të shpallur në kërkim Arianit Kozeli, 23 vjeç, banues në Tiranë.
Prangosja e 23 vjeçarit është bërë pasi Gjykata e Rrethit Tiranë, me vendim të datës 03.07.2011 e ka dënuar me 6 muaj burgim për veprën penale të “Vjedhjes”.
Sipas policisë së Durrësit, shtetasi në fjalë iu dorëzua nga shërbimeve të D.P.Q. Tiranë për ekzekutimin e këtij vendimi.





