Arrestohet në flagrancë një 23-vjeçar në Durrës, pasi akuzohet për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”, ngjarje e ndodhur një natë më parë.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasin F. Ll., 23 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”.
Ky shtetas më datë 06.11.2020, rreth orës 22:30, për motive të dobta, ka plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasin F. K., 33 vjeç, banues në Durrës”,– njofton policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.





