Një 23-vjeçar është arrestuar në Durrës, pasi me automjetin që drejtonte nën efektin e lëndëve narkotike ka përplasur një këmbësore 42-vjeçare në rrugën “Martin Camaj”.
E dëmtuara është transportuar në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i Policisë:
Specialistët e qarkullimit rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin S. M., 23 vjeç, banues në Durrës, pasi mbrëmë me automjetin që drejtonte në efektin e lëndëve narkotike, ka përplasur këmbësoren M. B., 42 vjeçe, e cila është në kujdesin e mjekëve dhe aktualisht jashtë rrezikut për jetën.





