Durrës, 16 maj 2014 – I dënuar me 11 vjet e 7 muaj muaj nga autoritetet italiane për veprat penale “Vjedhje me dhunë” dhe “Armëmbajtje pa leje”, 24 vjeçari Hashim (Avdyl) Basha është prangosur nga efektivët e rendit të komisariatit të Krujës.
24 vjeçari, banues në një fshat të komunës Bubq, në Krujë është dënuar nga gjykata e Torinos, Itali, në vitin 2008.
Që nga ajo kohë, ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi kishte mundur t’i shmangej arrestimit nga autoritetet italiane dhe ishte kthyer në Shqipëri.
Materialet mbi këtë shtetas iu kaluan Prokurorisë së Rrethit Krujë. Arrestimi i Bashës është bërë për llogari të Interpolit italian.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





