Durrës, 10 qershor 2014 – Policia e Durrësit ka arrestuar mbrëmjen e sotme, 30-vjeçarin Bledian Karaj, person i shpallur në kërkim.
Ai ishte dënuar nga Gjykata e Rrethit të Krujës me 3 vjet e 4 muaj për prodhimin dhe shitjen e lëndëve narkotike.
Operacioni për kapjen e tij u zhvillua pas informacioneve të marra në rrugë operative për vendndodhjen e tij.
Për disa vite me rradhë ai kishte mundur t’i shmangej policisë, e cila vetëm mbrëmjen e sotme arriti ta çojë pas hekurave.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





