Policia ka arrestuar një 30-vjeçar të shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Durrës, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Plagosje e lehtë me dashje”.
Mësohet se i arrestuari është shtetasi, Ronals Bushkashi, 30-vjeç, banues në Shijak.
Ndërkohë është arrestuar në flagrancë edhe një tjetër shtetas pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
I arrestuari është Elidion Myja, 29-vjeç, banues në Durrës. Ai akuzohet për veprën penale “Dhunë në familje”.
NJOFTIMI I POLICISË:
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, ndaluan shtetasin R. B., 30 vjeç, banues në Shijak, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Durrës, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Plagosje e lehtë me dashje”.
Gjithashtu u arrestua në flagrancë shtetasi E. M., 29 vjeç, banues në Durrës, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës dhe Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.