18 maj 2015 – Dhunoi ish-bashkëshorten dhe e kërcënoi në telefon, policia e Durrësit e vë në pranga. Bëhet fjalë për Armand Xhelalin, 37 vjeç nga Durrësi, i cili ka ushtruar dhunë dhe i ka dërguar mesazhe kërcënuese në telefon ish-bashkëshortes së tij, S.T. 34 vjeçe, po nga Durrësi.
Sipas burimeve të policisë, 34-vjeçarja është marrë në mbrojtje nga Gjykata e Rrethit Durrës, ndërsa materialet në ngarkim të Xhelalit, kanë kaluar në Prokurori i cili akuzohet për veprat penale “Veprime në kundërshtim me vendimet e Gjyakatës” dhe “Përdorim me keqdashje i thirrjeve telefonike”.
/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/