Policia e Durrësit ka arrestuar një 39-vjeçar në kërkim, pasi ishte i dënuar me 3 vjet burg.
Zyjdi Turja, banues në Durrës, u ndalua sot nga specialistët e seksionit të Krimit Ekonomik dhe Financiar.
Ky shtetas është dënuar me 3 vjet burgim nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës më 19.12.2014, i akuzuar për “Falsifikim të stampave apo vulave”, njoftojnë burime nga policia.