DURRËS, 8 korrik 2013 – Mbrëmjen e djeshme rreth orës 23.55, blutë e Durrësit kanë arrestuar në flagrancë i shtetasin Sh.Koka, 41-vjeç, banues në Durrës.
Sipas njoftimit të policisë ky shtetas ditën e djeshme, rreth orës 17.00, në banesën e tij, në gjendje të dehur gjatë një konflikti për motive të dobëta ka goditur me grushta në prani të fëmijëve bashkëshorten e tij 35-vjeçare.
Pasi është shoqëruar nga punonjësit e Policisë në Komisariatin e Durrësit ky shtetas ka dëmtuar (thyer) derën e dhomës së shoqërimit.
Lidhur me rastin në fjalë policia ka kryer veprimet proceduriale dhe materialet ia ka përcjellë Prokurorisë Rrethit Durrës.
Tashmë mbi 41-vjeçarin rëndon akuza për kryerjen e vaprave “Dhunë në familje” dhe “Shkatërrim i pronës”.





