Policia e Durrësit ka arrestuar një 43-vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Mësohet se në pranga ka përfunduar shtetasi Blerim Pllana. Sipas njoftimit të policisë ky shtetas do të ekstradohet për në Rumani, pasi Gjykata e Bukureshtit e ka dënuar me 6 muaj burgim për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit”.
NJOFTIMI I POLICISË:
Durrës
Arrestohet me qëllim ekstradimi, 1 shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Nga specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit në DVP Durrës u bë arrestimi i përkohshëm me qëllim ekstradimi në Rumani, i shtetasit Blerim Pllana, 43 vjeç, të cilin Gjykata e Bukureshtit, Rumani, më datë 24.02.2021, e ka dënuar me 6 muaj burgim për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit”.
Materialet i kaluan në Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.





