Policia e Durrësit ka vënë në pranga mëngjesin e sotëm, një 46-vjeçar të shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi ishte dënuar me 26 vjet e 10 muaj burgim në Itali. Bëhet fjalë për Nek (Skënder) Drizën banues në Shijak.
Arrestim i I tij u bë i mundur nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunim të ngushtë mes drejtësisë italiane dhe shqiptare.
Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Durrës me vendimin nr. 273, datë 26.04.2016, ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest me burg” për efekt të njohjes së vendimit penal të dhënë nga Gjykata e Apelit L’Aquila në Itali, që e ka dënuar me 26 vite e 10 muaj burg, për veprën penale “Trafik narkotikësh”.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.





