Durrës, 25 prill 2014 – 50 vjeçari Petrit Luga, banues në Durrës, është arrestuar në flagrancë nga policia e qytetit bregdetar, pasi i janë gjetur në shtëpi 27 gr heroinë.
Mësohet se efektivët e rendit, pas një informacioni të marrë në rrugë operative, kanë ushtruar kontroll mesditën e djeshme në shtëpinë e 50 vjeçarit, në lagjen nr.8 të qytetit.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesë, Petrit Lugës policia i ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale 27 gr lëndë narkotike, që ka rezultuar të jetë heroinë.
Materialet për 50 vjeçarin Petrit Luga iu kaluan për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë së Krimeve të Rënda në Tiranë për veprën penale ”Trafik i lëndëve narkotike”.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





