Durrës, 25 mars 2014 – Mëngjesin e sotëm është vënë në pranga një 53 vjeçar, banues në Durrës, i cili ishte shpallur në kërkim nga autoritetet policore kosovare. 53 vjeçari Agim Qeleposhi është prangosur në shtëpinë e tij në zonën e ish-Kënetës. Mësohet se ndaj këtij shtetasi, Gjykata e Rrethit Durres, me vendim penal, datë 07.01.2013, ka konvertuar vendimin penal te Gjykatës së Pejës Kosovë,  e cila e ka dënuar këtë shtetas për veprën penale të “Mbajtjes pa leje të armëve e municioneve luftarake” me 1 vit burg. Materialet proceduriale që u përpiluan lidhur me rastin në fjalë iu përcollën Prokurorisë së Rrethit Durrës.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/