Durrës, 30 maj 2014 – Një 54 vjeçar nga Durrësi, Mustafa Hasani, u arrestua nga policia e Durësit, pasi në kamionin e drejtuar prej tij u gjetën dhe u sekuestruan 165,7 kg kanabis sativa.
Lënda narkotike u zbulua në kamionin tip Benz me targa AA419IX gjatë kontrollit në pikën e kalimit të automjeteve në portin e Durrësit.
Sasia e drogës ishte fshehur në gomat e kamionit dhe ishte e ndarë në 144 pako të mbështjella me qese plasmasi transparente.
54 vjeçari Hasani akuzohet për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike mbetur në tentativë”.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





