Durrës, 9 maj 2014 – Policia e Durrësit ka arrestuar shtetasi Mustafa Tusha, 57 vjeç, banues në fshatin Shtrazë Shijak. Sipas policisë, arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi gjatë kontrollit në banesën e tij iu gjet një armë zjarri, automatik model 56 si dhe një sasi lënde narkotike, rreth 200 gr, e llojit kanabis sativa. Policia ka sekuestruar sendet e gjetura dhe ka shoqëruar në komisariat 57 vjeçari për hetime të mëtejshme.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





