3 qershor 2015 – Mendur Zagradi, 59 vjeç nga Durrësi, është arrestuar në flagrancë, pasi akuzohet se ka rrahur ish-nusen e djalit të tij.
Prangosja e 59-vjeçarit u bë e mundur nga specialistët për Krimet të Komisariatit të Policisë Durrës.
Shtetasi i mësipërm u arrestua pas akuzave se ka ushtruar dhunë fizike ndaj ish-nuses së djalit të tij, shtetases A.S. 33 vjeçe, banuese në Tiranë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Dhunë në familje”.
/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/