·        Në lagjen 15 përplasi me “Benz”-in e vet tri makina: “Volvo” trajler, “Benz”, “Jeep”

DURRËS, 27 janar 2015  Drejtoria e policisë së shtetit e qarkut Durrës-Krujë njofton se, të martën më 27 janar 2015, në orën 2.00 pas mesit të natës, u arrestua në spitalin ushtarak Ardian Idrizaj, 40 vjeç, banues në Shijak. Arsyeja e prangosjes ka të bëjë me faktin se, më 26 janar 2015, rreth orës 20.30 në lagjen nr. 15, Durrës, në rrugën “Petrit Llaftiu”, duke drejtuar një “Benz” me targë AA 353 JM, Idrizaj ka goditur nga mbrapa një “Volvo” trajler me targë TR 4923 U me drejtues shtetasin K. A. 45 vjeç, banues në Durrës.

Blutë sqarojnë se më pas 40-vjeçari ka humbur kontrollin dhe ka goditur dhe dy makina të tjera: një “Benz” me targë AA 268 JH dhe një “Jeep” me targë AA 870 CC të parkuar në anë të rrugës. Për pasojë, ka gjetur vdekjen Stelian Latifi, 16 vjeç, banues në Durrës, pasagjer në “Benz”-in që bëri aksidentin. Drejtuesi i mjetit Idrizaj ndodhet në Spitalin Ushtarak Tiranë nën kujdesin e mjekëve, por që do të dalë para togave të zeza për fatkeqësinë rrugore dhe vdekjen e adoleshentit.

Foto: nga arkivi.

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/