DURRËS, 11 shkurt 2015 –  Drejtoria e policisë e qarkut Durrës njofton se të mërkurën, më 11 shkurt 2015, ora 2.00, pas mesit të natës, u arrestua në flagrancë Aurel Jazxhiu, 24 vjeç, banues në fshatin Sukth i Ri të komunës së Katundit të Ri.

Organet e rendit bëjnë të ditur se, të martën, më 10 shkurt 2015, rreth orës 20.00, gjatë kontrollit personal, Jazxhiut iu gjet dhe iu sekuestrua një thikë.

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/