Durrës, 27 mars 2014 – Bien në prangat e policisë dy të rinj, që dyshohet se janë autorë të një sërë vjedhjesh në qytetin e Durrësit. Nga grupi hetimor që ka dokumentuar veprimtarinë e paligjshme të dy shtetasve Edmond Pjetri, 18 vjeç dhe Erjon Ferra, 19 vjeç, banorë të lagjes nr.17 mësohet se shënjestrat e dy bashkëpunëtorëve në vjedhje ishin lokale dhe banesa private në lagjet nr.14, 16 dhe 17.Në cilësinë e provës materiale policia sekuestroi në shtëpitë e këtyre shtetasve një motorçikletë të vjedhur, një televizor Samsung plazma si dhe sende të tjera. Po kështu u sekuestruan për llogari të hetimit disa pajisje të përdorura nga këta persona për hapjen e qepenave dhe banesave. Mbi Edmond pjetrin dhe Erjon Ferrën rëndon akuza e “Vjedhjes në bashkëpunim”.

Personat në fjalë dyshohet se së bashku, përgjatë periudhës janar-mars 2014, kanë realizuar vjedhjet me thyerje të të paktën 7 dyqaneve e banesave, konkretisht:

•      Më datë 28.01.2014, në lagjen 17/1 Durrës kanë vjedhur dyqanin e shtetasit K.M. në të cilin kanë përvetësuar produkte ushqimore e cigare.
•      Më date 11.02.2014, në lagjen 14/1 Durrës kanë vjedhur dyqanin e shtetasit F.H. në të cilin kanë vjedhur 60 artikuj veshmbathje.
•      Më date 04.03.2014 kanë vjedhur dyqanin e shtetasit A.K. në lagjen 16/1 Durrës, në të cilin kanë marrë artikuj ushqimorë me vlerë 6.000 lekë të rinj.
•      Më date 21.03.2014 kanë vjedhur banesën e shtetasit B.K. në lagjen 17/1 Durrës, në të cilën kanë marrë një televizor.
•      Më date 25.03.2014 kanë vjedhur magazinën e shtetasit F.S. në lagjen 16/1 Durrës, në të cilën kanë marrë motocikletën e markes Dajang me targa DR 716B.
•      Më date 26.03.2014 kanë vjedhur lokalin e shtetasit B.K. në  lagjen 17 Durrës, në të cilën kanë marrë një televizor 42 polësh, një ekspres kafeje së bashku me mullirin.
•      Më date 26.03.2014 kanë vjedhur banesen  e shtetasit F.M. në lagjen 14/1 Durrës, në të cilën kanë marrë produkte të ndryshme ushqimore.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/