Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës kanë ekzekutuar masën e sigurisë "Arrest me burg " për veprën penale "Shpërdorimi i detyrës" dhënë nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës në ngarkim të shtetasit Liridon Pula, 36 vjeç, banues në Tiranë, Drejtor i Agjensisë Shtetërore të Kadastrës Durrës.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.

Kujtojmë se muajin e fundit, institucioni i Kadastrës Durrës ka qenë në vëmendjen e policisë pasi drejtuesit më të lartë të saj, por edhe punonjës të kësaj drejtorie janë marrë në pyetje nga hetuesit dhe prokurorët.