Një 55-vjeçar nga Tirana, S.Z. është arrestuar në flagrancë pasi ndërsa po udhëtonte në gjendje të dehur me automjetin e tij tip Hunday, ka goditur mjetin tip Volksvagen, që drejtohej nga një 52-vjeçar po nga Tirana.

Nga përplasja e mjeteve janë aksidentuar pasagjeret B.R, I.R e XH.R, vjeç 49, 24 e 21, banuese në Tiranë, të  cilat ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.