Efektivat e Policisë së Shtetit, në Durrës, kanë arrestuar edhe shtetasin Gëzim Kajno, i dyshuar dhe shpallur në kërkim për vrasjen e mbrëmshme të shtetasit Asllan Kërtusha dhe plagosjen e shtetasit tjetër Bledar Kajno. Burimet zyrtare policore në Durrës njoftojnë arrestimin e 31-vjeçarit Gëzim Kajno, i akuzuar tashmë për vrasje, plagosje, dhe armëmbajtje pa leje.
Policia e Durrësit zbardh dhe dokumenton ngjarjen e së martës në Lagjen 17 te qytetit, ku mbeti i vrarë Asllan Kërtusha dhe u plagos Bledar Kajno. Në një njoftim zyrtar për shtyp, policia njofton sot se uniformat blu kanë arrestuar edhe 39-vjeçarin që mbeti i plagosur Bledar Kajno. Sipas burimeve policore, ngjarja e rëndë ka ndodhur pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, mes viktimës dhe autorëve, të cilët ishin në gjendje të dehur.





