Durrës, 9 korrik 2014 – Në 24 orët e fundit, policia e Durrësit ka ndaluar dy shtetas të akuzuar për vjedhje.
Rreth një muaj pasi e kishte shpallur në kërkim, policia e Durrësit arriti të ndalojë 36 vjeçarin nga Tirana Skerdilaid Godo, i cili në datë 14 qershor kishte vjedhur në hotelin ku kishte kaluar natën një telefon të markës Iphone 3. Që nga ajo kohë, Godo ishte shpallur person në kërkim.
Pas arrestimit të tiranasit, policia arriti të ndalojë edhe 35 vjeçarin Ilirjan Memo, nga Durrësi, i cili po tentonte mesditën e së martës të vidhte matësat elektrikë në një pallat në lagjen nr.13.
Policia, e sinjalizuar nga banorët e pallatit e ka arrestuar në flagrancë hajdutin, që tashmë do të përballet me akuzën “Vjedhje e mbetur në tentativë”.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





