Policia e Durrësit në bashkëpunim me Interpolin ka mundur të ndalojë një 45-vjeçar të shpallur në kërkim e të dënuar me 20 vjet burg në Itali. Bëhet me dije se i ndaluari është shtetasi me iniciale A.H.

Njoftimi i policisë:

Arrestohet një shtetas me qëllim ekstradimi drejt Italisë.

Specialistët për Narkotikët arrestojnë një shtetas të dënuar nga drejtësia italiane me 20 vjet burgim.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës në bashkëpunim me Interpol, në vijim të punës së tyre për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien para përgjegjësisë penale të autorëve të veprave penale në fushën e lëndëve narkotike,  kanë bërë të mundur arrestimin e përkohshëm me qëllim ekstradimi drejt Italisë të shtetasit:

• A. H. 45 vjeç, banues në Durrës.

Gjykata e Apelit/ Itali me Vendimin Nr. 4526, datë 30.09.2015 ka caktuar masën e dënimit me 20 vjet burgim, më ngarkim të shtetasit të mësipërm, për veprën penale" Trafikimi i lëndëve narkotike, e kryer në bashkëpunim" parashikuar në nenet art.110, art.73, 73/6 ,  80/ 2 të Kodit Penal Italian dhe Dekretit Nr. DPR 309/90. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.