Durrës, 13 qershor 2014 – Arrestohet në Durrës një 29 vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar. Policia e qytetit bregdetar bën të ditur se ka prangosur Besjan Mehmetin, i cili akuzohet për shfrytëzim prostitucioni në Itali.
Ndërkohë, ndaj 29-vjeçarit rëndon dhe akuza për favorizim emigracioni të paligjshëm. Mehmeti është dënuar nga Gjykata e Monzës me 10 vjet burg.
Mësohet se arrestimi i Besjan Mehmetit u krye nga policia e qytetit bregdetar në komunën e Katundit të ri.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





