Policia e Shtetit në Durrës, në vijim të operacionit “Muzgu” të një dite më parë, ku u arrestoi në flagrancë dy shtetas për trafik të lëndëve narkotike, ka arrestuar sot edhe personin e tretë, që ishte shpallur në kërkim. Sipas burimeve zyrtare policore, i arrestuari është shtetasi P. Ç., 63 vjeç, banues në Fushë-Krujë.
Sipas njoftimit nga Drejtoria e Policisë së Shtetit në Durrës, shtetasi P. Ç., me automjetin e tij me targa AA 214 GP, ka bërë të mundur transportimin e lëndës narkotike, rreth 9 kg marijuanë. Një ditë më parë, në fshatin Nikël, gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin me targa AA 945 MI, me drejtues shtetasin A. S., u gjet dhe u sekuestrua lënda narkotike.





