Policia e Durrësit ka arrestuar një të ri nga Shijaku, pasi u kap pa patentë dhe me shkop gome në makinë.

Burime zyrtare bëjnë të ditur se u arrestua Mariglent Norja, 22 vjeç, banues në Shijak, pasi te rrethrrotullimi i hyrjes nr.4 të Portit Detar Durrës, u kap duke drejtuar mjetin tip Peugeot 206 me targa AA 136 LT pa leje drejtimi.

Gjithashtu, nga kontrolli i ushtruar në automjet u gjet një shkop gome, i njëjtë me atë që përdorin punonjësit e policisë.

I riu do të përballet me drejtësinë nën akuzat e “Prodhimit, mbajtjes, blerjes apo shitjes pa leje të armëve të ftohta”dhe “Drejtimit të automjeteve në mënyrë të parregullt”.