Është arrestuar 22-vjeçari i cili ditën e djeshme, duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi, ka përplasur automjetin me drejtues shtetasin A. B. dhe më pas është larguar nga vendi i aksidentit. Si pasojë e aksidentit ndërroi jetë 81-vjeçarja me iniciale Z.D.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin A. S., 22 vjeç, banues në Arrameras, Krujë, pasi ditën e djeshme, duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi, ka përplasur automjetin me drejtues shtetasin A. B. dhe më pas është larguar nga vendi i aksidentit. Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën pasagjerja në këtë mjet, shtetasja Z. D., 81 vjeçe, dhe janë dëmtuar pasagjerët e tjerë, shtetasit G. D., A. D., M. D. dhe B. D., të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.“, njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.