DURRËS, 16 maj 2013– Ditën e djeshme më datë 15.04.2013, ora 14.00, u ndalua nga blutë e Durrësit shtetasi në kërkim Pëllumb Sula, 45 vjeç, banues në Durrës.

Sipas policisë, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, me vendim penal datë  14.05.2013 ka caktuar ndaj 45 vjeçarit masën e sigurimit personal  “Arrest në burg” për veprën penale “Dhunë në familje”.

Ky shtetas është shpallur në kërkim  nga ana e Drejtorisë së Policisë Qarkut Durrës 1 ditë më parë për veprën e mësipërme.

Materialet hetimore iu përcollën Prokurorisë  Rrethit Gjyqësor Durrës per veprime të mëtejshme.