Specialistët për hetimin e narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës kanë bërë të mundur ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim kombëtar T. Velichkov (Veliçkov) 50 vjeç, banues në Maqedoni.

Gjykata e Krimeve të Rënda Tiranë e ka dënuar 50-vjeçarin nga Maqedoni me 6 vite e 8 muaj burg për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” kryer në bashkëpunim, parashikuar në nenin 283/a/2 të Kodit Penal.

Shtetasi T.Velichkov është kapur në Morinë dhe më pas i është dorëzuar specialistëve për hetimin e narkotikëve në DVP Durrës për veprime të mëtejshme procedurale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.