DURRËS, 7 janar 2015 – Drejtoria e policisë së shtetit e qarkut Durrës-Krujë bën të ditur se të martën, më 6 janar 2015, ora 21.00, u arrestua në flagrancë Arben Skuqi, 34 vjeç, banues në Kavajë.
Forcat ligjzbatuese thanë se rreth orës 19.15, të së martës , më 6 janar 2015, në lagjen nr. 17/1 Durrës, gjatë kontrollit fizik, iu gjet dhe iu sekuestrua një pistoletë “zastava” me një krehër me shtatë fishekë, pa leje.
/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





