DURRES, 10 qershor 2013 – Një person ka përfunduar në prangat e policisë, ndërsa një i dytë është shpallur në kërkim nën akuzën e mashtrimit.

Ionais Prifti 52 vjeç, me banim në Durrës, është arrestuar nga policia pasi dyshohet se i ka marrë shumën prej 4500 euro shtetasit E.B, 28 vjeç,  me premtimin se do t’a dërgonte në Angli ose në të kundërt do t’i rikthente shumën e valutës, por në fakt e ka mashtruar personin në fjalë.

Ndërsa hetimet në mungesë nisën edhe për shtetasin Vasil Rika, 38 vjeç, pas  kallëzimit të bërë nga katër shtetas, banor të qytetit bregdetar në polici. Shtetasit në fjalë, pretendojnë se përgjatë muajit maj të këtij viti i kanë dhënë secili prej tyre shumën prej 300 euro, 38 vjeçarit Vasil Rika, kundrejt premtimit për nxjerrjen e një vize pune në Norvegji. Por në fakt, sipas personave që kanë denoncuar rastin, 38-vjeçari i ka mashtruar ato, duke mos iu dhënë as vizën e as lekët.  

Pas grumbullimit të informacioneve  gjatë procedurës paraprake hetimore lidhur me depozitimet e bëra në polici, Sektori Kundër Krimit Ekonomik në Drejtorinë e Policisë Qarkut Durrës, nisën punën për zbardhjen e plotë të mashtrimit si dhe identifikimin e ndalimin e personave.  

Fllimisht u arrestua 52-vjeçari Ionais Prifti, ndërsa u shpall në kërkim 38-vjeçari Vasil Rika.

Nga ana e policisë vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rasteve të mashtrimit, si dhe identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë mashtrim.

/e.a. Agjencia e lajmeve “Dyrrah”/