Durrës, 29 korrik 2014 – Një 41 vjeçar nga fshati Martanesh i Matit ka përfunduar pas hekurave, i akuzuar për “Mashtrim”.
Dy të rinj nga Durrësi, Xh.P., 21 vjeç dhe Xh.L, 16 vjeç kanë denoncuar në polici matjanin Isuf Disha, pasi me anë të mashtrimit ai u kishte marrë në fillim të muajit maj 1000 euro.
Dy të rinjtë kishin pritur më shumë se dy muaj rikthimin e parave të marra, por duke parë se 41 vjeçari vazhdonte t’i mashtronte, ata kanë parë si zgjidhjen e vetme denoncimin e tij në polici.
Pas verifikimit të deklarimit të dy të rinjve, efektivët e rendit i kanë vendosur prangat 41 vjeçarit Isuf Disha.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





