Një 20-vjeçar nga Durrësi është prangosur nga policia në flagrancë, pasi është kapur duke vjedhur.
I riu G.R. ka qenë duke vjedhur paratë në një furrë buke në qytetin bregdetar kur është pikasur nga punonjësit e subjektit privat.
Ndërhyrja e menjëhershme e policisë në vendngjarje bëri të mundur që 20-vjeçari të prangosej dhe të shoqërohej në komisariat.
Ai akuzohet për veprën penale “Vjedhje”.





