Aksidentoi një 19-vjeçar dy ditë më parë në Durrës, arrestohet në flagrancë autori.

Policia e Durrësit bën me dije përmes një njoftimi zyrtar se ditën e djeshme ka rënë në pranga 27-vjeçari T.D., banues në Durrës.

Sipas burimeve, më datë 25.06.2018, tek semafori pranë stacionit të trenit, duke drejtuar mjetin tip "Benz", 27-vjeçari ka aksidentuar shtetasin A.Ll., vjeç 19, banues në Durrës.

Për pasojë, 19-vjeçari ka përfunduar në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Mbi të riun e arrestuar rëndon akuza e "Shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor", sipas nenit 290 të Kodit Penal.