6 maj 2015 – Një 35-vjeçar nga Durrësi është ndaluar nga uniformat blu të qytetit, pasi u kap duke ngarë makinën pa patentë.
Në pranga ra Indrit Kryeziu, 35 vjeç, i cili u kap në flagrancë teksa po drejtonte makinën tip “Volsvagen” me targa ‘AA 978 A’ pa lejen e drejtimit.
Arrestimi i Kryeziut u bë nga ana e specialistëve për Krimet në Komisariatin e Policisë së Durrësit, ndërkohë materialet i kaluan Prokurorisë së Durrësit për veprën penale "Drejtimi i automjeteve në gjendje të dehur apo pa dëshmi".
/S.L. agjencia e lajmeve "Dyrrah" /