Konsumimi i alkoolit ndërsa ishte në timon, e ka çuar një drejtues mjeti pas hekurave.

Policia Rrugore e Durrësit bën të ditur se ka arrestuar shtetasin H.B., vjeç 59, banues në Durrës, pasi në rrugën “Adria”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur, mjetin tip “Peugeot”.