Efektivët e Policisë Rrugore Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin Adem Syla, 61 vjeç, shtetas shqiptar, banues në Londër.

Më datë 22.06.2017, në lagjen Nr.14, Durrës, Syla u kap nga shërbimet e policisë duke drejtuar mjetin fuoristradë, tip Volvo, në gjendje të dehur.

“Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale "DrejtimiI automjeteve në mënyrë të parregullt" parashikuar në nenin 291 të Kodit Penal” njofton policia e Durrësit.