Një aksident i rëndë, me pasojë vdekjen e një të mituri 8-vjeçar është regjistruar pasditen e sotme, rreth orës 16.05, në fshatin Jubë, në Durrës.
Fëmija është shtypur nga një furgon, ndërsa policia ka arrestuar në flagrancë drejtuesin e mjetit, shtetasin Q.N.,66 vjeç, banues në Sukth.
Njoftimi i policisë:
Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasin shtetasin Q.N.,66 vjeç, banues në Sukth.
Ky shtetas më datë 25.05.2020, rreth orës 16:05, në fshatin Jubë, Durrës, duke drejtuar mjetin fugon, ka aksidentuar një fëmijë, shtetasin G.G., 8 vjeç, i cili po lëvizte me biçikletë, e për pasojë fëmija ka ndërruar jetë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.





