Durrës, 11 prill 2014 – Një 35 vjeçar që akuzohet si autor i vjedhjes së një shtëpie në lagjen nr.8 të qytetit të Durrësit është ndaluar nga policia.
Efektivët e rendit i kanë vënë prangat në flagrancë 35 vjeçarit Arjan Buna, i cili një ditë më parë rezulton të jetë autori i vjedhjes së shtëpisë së shtetases M.S., në lagjen nr.8 të qytetit bregdetar.
Mësohet se në shtëpinë e kësaj shtetaseje, Buna ka vjedhur një sërë orendish shtëpiake. Pjesa më e madhe e tyre iu sekuestruan Bunës, nga ana e policisë në cilësinë e provës materiale.
Mbi 35 vjeçarin nga Durrësit rëndon akuza për veprën penale “Vjedhje”.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





