Një 20-vjeçar është arrestuar në flagrancë një ditë më parë.

Mësohet nga burimet zyrtare se shtetasi E.D., banues në Durrës ra në prangat e policisë pasi në rrugën "Vllazrimi", është kapur duke pa leje drejtimi drejtuar motoçikletën tip "Lifan", pa targë.

20-vjeçari i arrestuar akuzohet për veprën penale "Drejtimi i automjeteve në gjendje të dehur apo pa dëshmi" parashikuar nga neni 291 I Kodit Penal