Një 33-vjeçar nga Turqia është arrestuar në flagrancë ditën e djeshme nga Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin në Durrës.
Mësohet se shtetasi turk me inicialet E.G., vjeç 33, banues në Turqi akuzohet për "falsifikim të pasaportës, letërnjoftimit ose vizës" sipas nenit 189 të Kodit Penal si dhe "kalim i paligjshëm i kufirit" sipas nenit 297 të Kodit Penal.
Sipas burimeve zyrtare, bëhet me dije se në cilësinë e provës materiale, forcat blu të qytetit bregdetar kanë sekuestruar pasaportën e shtetasit turk si dhe vizën angleze e cila në faqen nr. 5 të saj ishte e falsifikuar.
Njoftimi i policisë
*Më datë 25.03.2018, në D.V.K.M Durrës, u arrestua në flagrancë shtetasi turk E.G., vjeç 33, banues në Turqi, pasi pasaporta, e cila u sekuestrua me cilësinë e provës materiale dhe viza angleze në faqen nr. 5 të saj, janë të falsifikuara. Nenet 189 dhe 297 të Kodit Penal.





