Policia Rrugore e Durrësit ka arrestuar në flagrancë shtetasin A.Xh., i cili është ndaluar në zonën e plazhit ndërsa po drejtonte automjetin në gjendje të dehur.
Mësohet se 47-vjeçari po lëvizte rreth orës 23.15 të së shtunës në lagjen nr.13, kur është ndaluar nga postblloku i policisë.
Nga kontrolli i ushtruar nga policët ka rezultuar se 47-vjeçari po drejtonte automjetin e tij “Ford” nën ndikimin e alkoolit.
Policia e ka prangosur menjëherë dhe ka bërë shoqërimin e tij në komisariat.





